Një protestues grushton fort policin maqedonas. Mediat ngrenë pyetjen: A është kampioni i boksit Nuri Seferi? (Video)

Në protestën që u zhvillua në Tetovë, kundër dënimit me burg të përjetshëm të shqiptarëve të akuzuar për rastin “Monstra”, një protestues shfaqet i guximshem dhe grushton fort një polic. Mediat shqiptare në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri vërejnë se ai ngjan shumë me kampionin e boksit, Nuri Seferi, i cili kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në këto protesta.
Në momentin kur protestuesit po tentonin të shpërthenin kordonin e policisë, një protestues i guximshëm u përballë me forcat e rendit, duke goditur një polic me grusht në fytyrë, si një profesionist i vërtetë.
Nuri Seferi, i njohur si edhe si “Tajsoni shqiptar”, pas dhunës policore të përdorur ndaj protestuesve shqiptarë dy ditë më parë në Shkup, kishte paralajmëruar se do të nisej nga Zvicra, ku jeton për t’iu bashkuar protestave.
Shiko videon(min 01:50): http://www.youtube.com/watch?v=-MmN_cZhD5c
Për më shumë: http://www.klan.mk/index.php/aktualitet/a-eshte-kampioni-i-boksit-nuri-seferi-ai-i-cili-nokautoi-policin/
n.k
Add new comment