Nikolla për reformën në arsim: Politika të qëndrojë larg, fjalën e kanë specialistët

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka prezantuar Raportin përfundimtar të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor. “Është një reformë ku flasin specialistët e politika qëndron larg. Kam ndjekur me vëmendje këto struktura dhe janë vendosur standarte të reja në kërkimin shkencor. Ky është një debat i shëndetshëm që do të realizojë dhe një ligj të ri të mirë për arsimin dhe kërkimin shkencor” tha ministrja. Sipas saj kjo reformë vë në qendër universitetin, i cili tani nuk përballet me rrethanat e kohës. “Kjo refomë e sheh unversitetin nga sytë e studentit. Duam që universitetet të dalin nga gjumi letargjik dhe të kërkojë një autonomi. Kam dëgjuar kritikat që kanë dalë gjatë kësaj kohe, por dua të them se kjo reformë nuk cënon autonominë”, tha Nikolla. Nga ana tjetër, ministrja theksoi se pas 20 viteve institucionet e arsmit privat po iu nënshtrohen një kontrolli për përcaktimin e kritereve, cilësinë e universiteteve dhe për cilësinë e diplomave.
a.k
Add new comment