I penduari i atentateve me eksploziv i vë flakën qelisë së burgut. Gjokona, frikë nga Sinanaj

Postuar në 07 Korrik, 2014 06:50

I penduari i "Bandës së Tritolit", Ndriçim Gjokona, i cili shërbeu si provë e fortë për policinë për zbërthimin e të ashtuquajturës banda e “bombave C4”, ka djegur krevatin dhe rrobat e tij në burg. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve shprehet se mbeten ende të paqarta shkaqet pse Ndriçim Gjokona ndërmori këtë veprim, por burimet thonë se herë pas here ai ka shfaqur shenja frike edhe për shkak të qëndrimit në të njëjtin burg me Juljan Sinanajn, vrasësin me pagesë dhe një prej anëtarëve kryesorë të bandë së tritolit të denoncuar nga vetë Gjokona.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.