Rritje ekonomike anemike në tremujorin e parë – vetëm 1.65%

Sipas treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto (V.SH.B), ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 1,65 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013, raporton sot INSTAT-i, sipas të cilit, ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si Industri, Posta dhe Komunikacioni, Tregti Hotele dhe Restorante dhe Shërbime të tjera.
Është lajm i mirë që Industria ka ndikuar pozitivisht, por brenda saj ka ndikuar kryesisht Industria Nxjerrëse, e cila pati një rritje me 41,62 %, ndërsa Industria Përpunuese pati një rënie me 9,87 %.
Një faktor që mund të ketë ndikuar në këtë rritje anemike në tremujorin e parë (qe ndjek rritjen 1.42% te vitit 2013) është rënia e investimeve publike me 75 milion dollarë, karahasimisht me të njëjtin tremujor të një viti më parë, ndërkohë që edhe investimet private, sipas Bankës së Shqipërisë, nuk kanë patur rritje.
Në një analizë statistikore të para tre muajve, parashikova një rritje ekonomike 1.6%-1.9% për tremujorin e parë (http://respublica.al/opinion/2014/04/10/rritja-ekonomike-janar-mars-2014-16-19). Është shpejt për të bërë parashikime për tremujorin e dytë, por mungesa e rritjes së investimeve (publike e private) të bën të mendosh se do të jetë e vështirë që të jetë arritur rritja e shëndetshme 3%.
E.Zaloshnja
Add new comment