Ligji anti-duhan, deputetët skeptikë që në fillim, por sërish e miratojnë në parim

Është rast i rrallë edhe për Shqipërinë, që ligjvënësit të mblidhen për të diskutuar e miratuar një ligj, për të cilin shprehen haptaz dhe pa dorashka, skeptikë që në krye të herës. Është fjala për ligjin anti-duhan që Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim, ndërsa deputetët socialistë Pandeli Majko, Blendi Klosi dhe Ulsi Manja kanë abstenuar. Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka thënë se thelbi i ligjit nuk është vjelja apo jo e gjobave, por “a do të bëjë Shqipëria ambjente të veçanta për duhan pirjen? Kjo pyetje s’ka përgjigje. Ku do orientohet veprimi dhe ku do veprojë? Gjobat e larta s’japin zgjidhje për mua. Ambientet e diferencuara janë mjaft të rëndësishme dhe kjo kërkon përgjigje. Le të shpresojmë se decentralizimi i inspektoriatëve do të shërbej, por duket eksperiment i dështuar”. Majko tha se ky ligj nuk funksionon dhe është i dështuar, sepse ka prodhuar korrupsion duke i vënë gjoba lokaleve të caktuara. Edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ka thënë se ky ligj ka nevojë të përmirësohet, por këto i bën komisioni përgjegjës. Megjithatë, në parim ligji ka kaluar...
a.k
Add new comment