Presidenti Nishani shpall listën e 22 kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën e Lartë

Presidenti Bujar Nishani ka shpallur pesë kandidatë nga radhët e gjyqësorit dhe 17 nga radhët e juristëve si pjesë e listës së konkurruesve për anëtar të Gjykatës së Lartë (një vend vakant). Gjykata e Lartë përbëhet nga 17 anëtarë, të cilët emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar që e kanë ushtruar këtë profesion jo më pak se 15 vjet. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi. Ja dhe lista e kandidatëve:
Kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqësorit:
Astrit Kalaja
Entela Prifti
Fatos Qato
Luan Dervishi
Sokol Ngresi
Kandidatë që vijnë nga radhët e juristëve:
Adnor Shameti
Artur Gaxha
Ermir Dobjani
Ervin Pupe
Fatmira Luli
Genti Shala
Gjet Kola
Ilir Panda
Luan Daci
Mimoza Kajo
Mimoza Margjeka
Petrit Kaja
Pranvera Strakosha
Prel Martini
Rexhep Bekteshi
Shpëtime Pitaku
Sokol Sadushi
Add new comment