Tatimet, në verë 2013 serveri ishte infektuar me kode që mundësonin fshirjen e të dhënave

Serveri i tatimeve ishte “infektuar” me dy kode që përdoreshin për të fshirë informacione, që në verën e vitit 2013, para se të merrte pushtetin qeveria Rama. Shqiptarja.com publikon konkluzionin në të cilin kanë arritur ekspertët informaticienë, të emëruar nga Prokuroria për të hedhur dritë mbi misterin e serverit të Tatimeve. Asokohe Partia Socialiste hodhi akuza ndaj administratës së mëparshme tatimore se ajo kishte manipuluar të dhënat e taksapaguesve për të favorizuar subjekte të caktuara. Gazeta publikon raportin ekskluziv të Prokurorisë, sipas të cilit në 28 Gusht të vitit 2013, ndërhyrja dyshohet të jetë bërë nga dy punonjës të shoqërisë private IKUB, e cila kishte ndërtuar serverin dhe çuditërisht kishte monopolizuar duke fituar të gjithë tenderat për dixhitalizimin të kryera gjatë qeverisjes Berisha.
a.k
Add new comment