Nigeri, 60 prej vajzave të rrëmbyera nga Boko Haram arrijnë të arratisen

Më shumë se 60 vajza të rrëmbyera nga grupi militant islamik Boko Haram në Nigeri kanë arritur të arratisen. Një zyrtar i shtetit Borno në Nigeri, tha se grupit iu dha shansi për të ikur, kur kryengritësit shkuan në një aksion për të sulmuar ushtrinë dhe policinë në Bamboa në natën mes së premtes dhe së shtunës. "Ne nuk kemi detaje të arratisjes së tyre, por besojmë se Perëndia u dha mundësinë në kohën kur kryengritësit, të shtunën ndërmorën një sulm në Damboa, ku rreth 12 ushtarë, pesë policë, mbi 50 anëtarë të Boko Haram dhe një numër i papërcaktuar e civilëve u vranë”, tha zyrtari sipas britanikes The Independent. Ai shtoi se mendohet se edhe shtatë femra janë ende duke u mbajtur nga grupi. Një oficer i policisë nigeriane se nuk kishte "asnjë dyshim" lidhur me lajmin. Grupi islamik, në prill të këtij viti, rrëmbeu një grup prej rreth 300 nxënëseve në një kolegj të krishterë. Rreth 220 prej këtyre vajzave janë ende të rrëmbyera, pavarësisht reagimeve nga e gjithë bota.
a.k
Add new comment