PD-ja flet hapur: “Një reformë territoriale e njëanshme sjell shkatërrimin e zgjedhjeve”

Reforma territoriale e njëanshme mund të kushtojë zhvillimin e zgjedhjeve. Kjo është të paktën ajo që Partia Demokratike ka paralajmëruar sot përmes kreut të saj të Grupit Parlamentar Edi Paloka. “Nëse ata do të vazhdojnë me kokfortësi të ndjekin këtë rrugë, të jenë të bindur se nuk po bëjnë gjë tjetër, veçse po shkatërrojnë zgjedhjet e ardhshme. Nuk bëhet fjalë që ne të hyjmë apo jo, por kështu rrezikojnë edhe bërjen e zgjedhjeve”, ka thënë Paloka. Sesi do të rrezikohen zgjedhjet ende është e paqartë, pasi në procesin e kaluar elektoral, ndonëse PS-ja bojkotoi KQZ-në, sërish nuk arriti të impononte ndonjë gjë. Një mundësi është mospjesëmarrja në procesin e reformës zgjedhore dhe refuzimi nga pushtarët lokalë të PD-së që të dorëzojnë listat e zgjedhësve. Ndonëse ato janë detyrim ligjor dhe vështirë se mund të bllokohen pa arsye të vërteta. Gjithësesi është për t’u mbajtur shënim ky apel i opozitës, e cila duket se me përfundimin e procesit të brendshëm zgjedhor, do të rikualifikojë aksionin e vet politik. Në mungesë të dialogut dhe konsensusit është e qartë se skenarët e “opozitarizmit të fortë” janë shumë të realizueshëm në Shqipëri.
http://vizionplus.al/paloka-do-shkaterrohet-procesi-elektoral/
s.z
Add new comment