Takim i ministrave të Jashtëm në Kotorr. S'përmendet situata në Maqedoni. Ndërkohë Gjermania i kërkon Serbisë Traktat me Kosovën

Postuar në 10 Korrik, 2014 06:58

Në Kotorr të Malit të Zi është zhvilluar një takim i ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë e ku ka asistuar edhe  Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle dhe Sekretarii i Përgjithshëm i Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RÇ), Goran Svilanoviç. Takimi siç thuhet është zhvilluar në funksion forcimit të bashkëpunimit rajonal. Takimi vjen në një kohë kur situata në Maqedoni është e ndezur, por ende nuk bëhet e ditur nëse për këtë çështje, ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka komunikuar ose jo me homologun e vet maqedonas. Ndërkohë “Koha Ditore” bën me dije se delegacioni i parlamentit gjerman që po zhvillon një vizitë në Serbi i ka kërkuar kryeministrit Aleksandër Vuçiç nënshkrimin e një Traktati të Fqinjësisë së Mirë me Kosovën, një hap ky që dëshmon për diplomaci aktive gjermane në rajon dhe që do të siguronte edhe në planin juridik kohezionin e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit.

http://www.ata.gov.al/bushati-ne-kotorr-per-forcimin-e-bashkepunimit-rajonal-141281.html

http://koha.net/?id=27&l=17357

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.