Ndihmës sekretarja e Shtetit në SHBA vjen nesër në Tiranë

Postuar në 11 Korrik, 2014 03:14

Viktoria Nuland, ndihmës sekretarja e Shtetit në SHBA për çështjet e Europës dhe Euroazisë, do të vizitojë nesër Shqipërinë. Nuland  do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe partive kryesore politike në Shqipëri.

Vizita e saj përfshin çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë dhe integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Vizita e saj në vendin tonë do të bëhet në kuadër të një turi disa ditor në Ballkan e më gjerë.

Zyrtarja e DASH  do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë më 13 korrik, ku do të diskutojë për dialogun mes dy vendeve dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Ndalesa e parë do të jetë sot në Kroaci ku merr pjesë në Forumin e 9-të vjetorit të Kroacisë, ku do mbajë një fjalim edhe mbi Ballkanin Perëndimor.

Më 14 korrik, Nuland do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe krerët e partive. Takimet përfshijnë diskutimin për rrugën euro-atlantike të vendit dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Zyrtarja e DASH, Nuland më pas do të vijojë vizitën në Londër, për t’u takuar me zyrtarët e lartë të qeverisë britanike ku do të diskutojë për çështjet globale dhe përgatitjet për Samitin e NATO, për ngjarjet e fundit në Ukrainë.

S.S

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.