KLD i bën "puç" Naços, fut në rend dite emërimet e gjyqtarëve

Postuar në 11 Korrik, 2014 05:11

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shfrytëzuar mungesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco në mbledhjen që pritet të mbahet sot në orën 15:00 për të futur në rendin e ditës edhe emërimet e gjyqtarëve. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në një deklaratë për mediat, ka sqaruar se i kishte kërkuar KLD-së që ta shtynte këtë mbledhje për shkak të agjendës së tij, por kërkesa nuk është pranuar nga ky institucion.

Sipas ministrit, kjo nuk është situatë e panjohur për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai thotë se edhe në raste të tjera është shfrytëzuar mungesa e tij për të futur në rend dite çështje të tjera.

Në orën 15:00 KLD pritet të mblidhet për masë disiplinore nga 3 gjyqtarëve. Bëhet fjalë për gjykatësin e Pukës Shtjefën Lleshi, dhe gjyqtarët e Elbasanit, Bujar Musta dhe Ilir Pashja, raporton “Shqiptarja,com”. Mbledhja do të zhvillohet sërish me dyer të mbyllura, pavarësisht se ministri Naco e ka vlerësuar këtë fakt si mungesë transparence.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.