Ministri çek: Zgjidhje ideale do të ishte hyrja e Serbisë dhe Kosovës në BE

Çekia kundërshton pakësimin e numri të policëve evropianë të EULEX-it në Kosovë e sidomos atë të policëve çekë në këtë mision në rajonin e Mitrovicës.
Ministri çek i Punëve të Brendshme Milan Hovanec ka thënë mbrëmë në Prishtinë se tërheqja e misionit nuk është e mundur vetëm brenda dy vjetësh.
"Numri i policëve (të EULEX-it) nuk do të duhej të pakësohej, ata janë faktori kryesor që përpiqet të ruajë gjendjen e mirë. Policia do të jetë aty deri sa të ketë nevojë”, ka thënë ai për agjencinë çeke CTK.
"Zgjidhje ideale do të ishte sikur Serbia dhe Kosova të hynin në BE dhe të përqafonin standardet dhe rregullat evropiane."
Komandant çekë i cili është edhe në krye të 92 policëve nga gjashtë vende në mesin e të cilëve janë edhe 18 çekë Tomash Tesarek ka deklaruar se situata në rajonin e Mitrovicës kësaj vere është më e keqja gjatë tri vjetëve të fundit, raporton “Koha Ditore” .
S.S
Add new comment