Ministri Çuçi: Ndarja territoriale e propozuar nga mazhoranca, identike me atë të Irlandës

Postuar në 11 Korrik, 2014 07:34

Sistemi i ndarjes territoriale është identik me atë që ka Irlanda. Këtë e ka thënë ministri Bledi Çuçi. Ai ka thënë se propozimi i mazhorancës është që ti përafrohet ndarjes territorial të Irlandës pasi ky shtet ka ndarje të bashkive të afërt me Shqipërinë.

“Në Irlandë kam vizituar disa qyteteve dhe nga takimet që kemi pasur me ministrin e Pushtetit vendor në Irlandë dhe kryeministrin e Irlandës dhe nga ajo që na prezantuan pamë se sa radikale ka qenë reforma sa i përket numrave të komunave”, tha Çuçi.

“Irlanda një shtet me 5 milionë banorë, me rreth dyfishin e sipërfaqes së Shqipërisë ka vetëm 31 bashki. Irlanda ka pasur afërsisht një sistem që kemi pasur ne  para 1998. Irlanda ka pasur një sistem me bashki dhe këshilla rrethesh. Ata nuk bën gjë tjetër vetëm se u kthyen te rrethi dhe i sheshuan të gjitha nivelet e bashkive dhe i gjithë territori Irlandez organizohet në bazë të sistemit të rretheve”, nënvizon Çuçi. Përmes një reforme, tha ai, ata në fillim bënë 36 rrethe dhe pastaj i shkrirë në 31 bashki. “Edhe ne kemi pak a shumë këtë lloj ndarje”, shpjegon ai, duke shtuar, se ka një ngjashmëri edhe sa i përket organizimit dhe traditës së organizimit të qeverisjes vendore. Pas prezantimit të ngashmërive të reformës së Irlandës me atë të propozuar nga mazhoranca, ministri Çuçi tha se kemi ndjekur nga afër të gjithë grupet në rrethe. S.S

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

Irlanda ,,,,,,,,,,,jo se jam kunder po a nuk kishte ndonje model te nje shteti me prane nesh mundesisht vend fqinj a ballkanik.

Na dergojne larg qe te lodhemi rruges.............

Sa e shpifur ajo qe eshte ne foton e Rames ku jane nudo .

Submitted by ILIRET (not verified) on

O z. Cuci! A e pe Irlanden apo te pa Irlanda! A ishte identike Irlanda me Shqiperine?

1-A i kane mare certifikatat e tokes ne Irlande?

2- Si e zgjidhin problemin atje, kur nje fermer  bllokon rrugen para tokes se tij dhe nuk lejon kombajnen te korre grurin e komshiut?

3- Si e zgjidhin problemin ne Irlande kur fqinji e derdh urinen e kasolles se lopes ne oborr te tjetrit?

4-Cfare masash marin atje kur dikush shemb kanalin vadites? Po kur shemb te gjithe kanalin kullues dhe e ben toke buke?

5-A e vret vellai-vellane, djali-babane, djalin e xhaxhait, etj. sepse plugu i traktorit pa dashje i ka mare disa centimetra toke nga toka e tij?

6-A ja presin vijen e ujit njeri tjetrit fermeret ne Irlande dhe si e zgjidhin sherrin per nje vije uji? Ne Shqiperi e di ti se si e zgjidhin. Me pushke.

7-Si ja bejne ne Irlande kur duan te bejne nje shtepi ne fshat. Kujt i marin leje? Ketu vazhdojne ti bejne pa leje.

8-Per te zgjidhur njerin nga hallet e mesiperme, sa kohe duan administratoret qe te shkojne ne vendin e ngjarjes? Se psh, sipas asaj qe kemi degjuar nga ju, ne komunat ekzistuese do te kete tre kater vete per te degjuar hallet e njerezve. Personi pergjegjes do te degjoj hallin e bllokimit te rruges per kombajnen. Do ta mbaj shenim dhe do t'i thote hallexhiut: Problemin do t'ja bej te ditur bashkise. Duke qene se ne mbi 100 fshatra qe do te mbuloje bashkia ka te tilla halle, ketij fshatarit te kombajnes i vjen radha vitin tjeter te hap rrugen. Atehere do te jete bere gruri tjeter per tu korrur.

Ja pra reforma identike midis Shqiperise dhe Irlandes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.