Shkup, rritet numri i qytetarëve që dalin në protestë. Thirrjet e tyre “Ali tradhtari”, “Shtet mafioz”

Postuar në 11 Korrik, 2014 07:50

Shqiptarët e Maqedonisë nuk do të rreshtin së protestuari. Sërish ata sot janë mbledhur në Çairçankë të Shkupit dhe numri i atyre që i bashkohen protestës po shtohet çdo ditë. Pranë protestuesve tashmë ndodhen edhe shumë personalitet të Maqedonisë, si analistë, sportistë, politikanë etj..

Turma prej mijëra protestuesve në Shkup kundër rastit "Monstra" arrin në "Bit Pazar" ku presin t'i bashkëngjiten edhe mijëra qytetarë tjerë. Thirrjet e tyre janë "Ali Tradhtari", "Kush nuk del është tradhtar", "Shtet mafioz" etj. Tani për tani turma nuk ka pasur përplasje me policinë.

Protestat e shqiptarëve në Maqedoni shpesh kanë përfunduar në përplasje me policinë e dhunë ndaj tyre duke shënuar edhe të plagosur. Protesta masive kundër rastit “Monstra”janë paralajmëruar prej shumë  ditësh në Shkup. Deri tani askush zyrtarisht nuk është paraqitur si organizator i protestave, ndërsa thirrjet për të protestuar janë bërë në rrjetet sociale. Ndërkohë policia qëndron e gatshme për të ndërhyrë në raste sulmi ndaj institucioneve.

 

https://www.youtube.com/watch?v=qknwQ6d9dr4#t=10

S.S

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>shkëlqyeshëm!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.