Bankat e Kosovës nuk njohin lekun shqiptar në këmbimin valutor

Postuar në 11 Korrik, 2014 08:20

Bankat në Kosovë nuk e njohin lekun shqiptar. Bankat që operojnë në Kosovë, këmbejnë euro, dollarë amerikan, franga zvicerane dhe paund britanik, por nuk e praktikojnë këmbimin e valutës së lekut shqiptar. Banka Qendrore e Kosovës edhe pse e përditëson kursin e këmbimit çdo ditë, hesht dhe nuk ndërmerr asnjë veprim për të detyruar bankat e nivelit të dytë që të pranojnë lekun.

Kërkesa për të këmbyer lekun shqiptar është në rritje për shkak të rritjes së bashkëpunimit mes bizneseve mes dy vendeve, numrit të madh të pushuesve në bregdetin shqiptar dhe rritjes së numrit të turistëve malorë nga Shqipëria.

Ekspertët e ekonomisë mos këmbimi i valutës së lekut me valutat tjera, është edhe veprim antiligjor. Punonjëset e bankave në Kosovë thonë se asnjë nga bankat e nivelit të dytë që operojnë në Kosovë, nuk bëjnë këmbimin e kësaj valute, megjithëse, sipas tyre, ky shërbim mund të kryhet vetëm në exchange.

 

http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/leku-nuk-pranohet-nga-...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.