Vëllezërit u ekzekutuan nga shoku i tyre për 200 mijë euro, policia arreston njeriun e gabuar

Postuar në 11 Korrik, 2014 08:48

Dy vëllezër u ekzekutuan në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, por vrasësi endet i lirë. Ngjarja ka ndodhur në 1 dhjetor 2012 më kryeqytet ky vëllezërit Nikola dhe Inglent Haxhialiun, 41 dhe 44 vjeç u vranë në makinë nga shoku i tyre.

Eduart Kurti shoku i dy vëllezërve u qëlloi me plumb në kokë për shkak të borxheve që vëllezërit Haxhialiu i kishin marrë. Nga të dhënat e prokurorisë fiksohet fakti se vëllezërit Haxhialiu i   kishin marrë hua dy herë Kurtit, një herë 60 mijë euro dhe një herë tjetër 150 mijë dollarë dhe 6 mijë euro. Në të dy rastet, kontrata mes shokëve ka qenë e tillë që lekët të kthehen brenda vitit. Meqë dy vëllezërit nuk kanë mundur t`i kthejnë, atëherë Kurti, sipas prokurorisë, iu ka kërkuar hotelin në Dhërmi.

Vrasësi duhet të ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, por në fakt policia nuk e di ende se ku ndodhet ai. Gjithçka u ka shpëtuar nga duart dy oficerëve që u ndodhën në natën kur ndodhi ngjarja.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy punonjës policie Genci J. dhe Dorian S. Në dëshmitë e tyre dy efektivët kanë saktësuar se në çastin që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, aty ka ardhur ambulanca dhe është marrë personi që ishte ende gjallë për ta çuar në spital. Ata e kanë pyetur për emrin e personit që i ka qëlluar dhe i plagosuri iu ka thënë se: Na vrau A.N. Prokuroria thekson se mjeku i ambulancës nuk ka mundur të shqipërojë asnjë fjalë të të plagosurit, i cili ndërroi jetë pak orë pas plagosjes.

Policia në atë kohë u adresua gabim për emrin e autorit dhe krerët e policisë nisen në drejtim të Mamurrasit duke ia faturuar krimin e dyfishtë A. N. I riu arrestohet në banesën e tij dhe sillet në Tiranë në masa të rrepta policie. Për më shumë se 24 orë, emri i tij u publikua se autor i kësaj masakre, por më pas u kuptua se policia kishte marrë sinjalin e gabuar.

 

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=50804&kat=100

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.