Tiranë, thirret në takim ambasadori maqedonas: Maturi dhe zgjidhje për situatën e shqiptarëve

Postuar në 11 Korrik, 2014 09:01

Zhvillimet e fundit në Maqedoni kanë bërë që Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë të kërkojë sot një takim me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Tiranë. Këtë njoftim e bën të ditur zyra e shtypit e këtij institucioni. Qëllimi i takimit sipas MPJ është për t’i shprehur  keqardhjen dhe pakënaqësinë për moskuptimin e mesazheve të përcjella nëpërmjet deklaratave të zyrtarëve shqiptarë, referuar zhvillimeve të fundit në shtetin fqinj.

Sipas MPJ, ambasadorit iu rishpreh shqetësimi për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave, duke theksuar se kjo sjelljeje nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes, dëmton marrëdhëniet ndër-etnike e harmoninë midis komuniteteve. MPJ sqaron se qëndrimet e Republikës së Shqipërisë janë në të njëjtën linjë me shqetësimin e shprehur nga faktori ndërkombëtar.

MPJ thotë se deklaratat nuk mund të konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, pasi ato përbejnë një shprehje të natyrshme të shqetësimit për situatën e krijuar dhe njëkohësisht bëjnë thirrje për maturi dhe gjetjen e zgjidhjeve. Shqiptarët e Maqedonisë janë jo vetëm një urë bashkëpunimi, por faktor shtet-ndërtues me një rol të rëndësishëm në stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.