Basha: Është koha t'i themi ndal Rilindjes të së keqes, kërcënimit të së ardhmes

Postuar në 11 Korrik, 2014 09:56

“Rilindja e së keqes është kërcënimi i së tashme dhe së ardhmes të cilin ne duhet ta ndalojmë.”, kështu është shprehur Lulzim Basha nga Durrësi. Ai ka apeluar që të gjithë shqiptarët duhet  të ngrihen në tubime popullore.

 “Nga realiteti evropian që kishim ndërtuar dhe donim të përparonim, tani duan ta përballin Shqipërinë me realitet oriental sirian. Tani është koha të reagojmë. Tani është koha t’i themi ndal së keqes dhe të çohemi të gjithë për ta ndalur atë para se e keqja të triumfojë. I përkasim qytetërimit evropian që nuk mund të përfaqësohet para botës me këtë pakicë mendjesh të sëmura mesjetare. Nuk duhet të lejojmë të keqen të pushtojë të tashmen, të pushtojë të ardhmen, të pushtojë vendin e fëmijëve tanë. Misioni ynë dhe i çdo atdhetari është t’u kthejmë shqiptarëve normalitetin”, tha Basha.

Basha ka ndalur në incidentin me deputetin demokrat Gent Strazimiri një dite më parë në parlament, kreu i PD tha se ky është agresion që i bëhet fjalës së lirë, që i bëhet interesave të shqiptarëve. Parlamenti, tha Basha, është kthyer në strehë të krimit, ashtu si edhe nivele të larta të administratës. S.S

Comments

Submitted by Ben (not verified) on

<p>Ky gjel-lul,nuk e kupton sa budall eshte.</p><p>I shkreti Lul,iku nga fiqiri si i zoti.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.