Mblidhet KLD për emërimet në gjykata e rretheve, bojkoton Ministri i Drejtësisë Nasip Naço

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar sot një mbledhje e cila është e dyta gjatë kësaj jave. Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka bojkotuar mbledhjen. Ky reagimi i ministrit Naço vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në mbledhjen e shkuar. Naço i ka cilësuar vendimet e fundit të KLD si skandaloze pjesë e të cilave ai nuk mund të jetë.
Mbledhja ka pasur si qëllim diskutimin për emërimin e kryetarëve të gjykatave të Krujës, Kavajës dhe Gjykata e Apelit në Korçë. Gjithashtu anëtarët e KLD do të bënin edhe vlerësimin e gjyqtarëve Agron Vavla nga Gjykata e Beratit, Blerta Cvibuku dhe Mirela Kore nga Gjykata e Gjirokastrës si dhe Dritan Hamitajn nga Gjykata e Durrësit.
Në rendin e ditës çështjet e sipërpërmendura nuk kanë qenë të përfshira, pasi sot pritej që do të shqyrtoheshin masat disiplinore ndaj disa gjyqtarëve, që ngelën pa vendim në mbledhjen e fundit.
http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-serish-kld-naco-nuk-mer...
S.S
Add new comment