Përjashtohen nga Kuvendi; Pjerin Ndreun 3 ditë, Arben Ndoka 7 ditë dhe paralajmërohet Strazimiri

Postuar në 11 Korrik, 2014 14:21

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë në mbledhjen e sotme ka vendosur pezullimin e dy deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka nga veprimtaritë parlamentare dhe paralajmërim për deputetin demokrat Gent Strazimiri.

Pjerin Ndreu pezullohet me 3 ditë nga punimet e Kuvendit, Arben Ndoka me 7 ditë dhe Gent Strazimiri masë paralajmëruese. Ky vendim vjen pas incidentit të ndodhur gjatë seancës së ditës së enjte në ambientet e Kuvendit. Pas debateve në seancën parlamentare lidhur me ligjin për përdorimin e armëve të propozuar nga Ministria e Brendshme, ku sipas PD-së pati edhe përplasje fizike mes deputetëve.

Anëtarët e PD në këtë Byro kanë bojkotuar mbledhjen, pas vendimit politik të opozitës dje për ndërprerjen e marrëdhënieve me Parlamentin, pasi sipas tyre në Parlament ka deputetë të inkriminuar dhe se opozitës po tentohet t’i mbyllet goja. S.S

Comments

Submitted by martin (not verified) on

<p>Perjashtoni provokatorin,Strazimirin, dhe nuk do kete me incidente. Sic thuhet eshte me mire te mbrohesh nga semundja se sa te kurohesh prej tyre.Virusi eshte Strazimiri, ate pune ka ai do grindet me te gjithe sipas urdherit nga lart. Legen burre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.