Baloteli u drejton armën "urryesve"

Futbollisti i Milanit dhe Italisë, Mario Baloteli ka shkaktuar debat me një foto të postuar në rrjetet sociale.
Në foton e publikuar në Instagram, Baloteli shfaqet me një armë të drejtuar nga aparati fotografik.
Baloteli ka qenë në qendër të kritikave për formën e dobët në Kampionatin Botëror dhe gjithashtu është akuzuar për komente raciste.
Pas komenteve, Baloteli e ka fshirë foton por kjo ka sjellë dhe zemërimin e zv.presidentit të Milanit.
“Kam mendimin tim për rrjetet sociale dhe i ka thënë disa herë avokatit për t’i ndaluar, por më ka thënë se kjo shkel të drejtat individuale”, tha Adriano Galiani.
s.s
Add new comment