Izraeli nuk do t'i ndalë sulmet mbi Gazën

Postuar në 11 Korrik, 2014 15:25

Izraeli do t’i rezistojë presionit të jashtëm për të ndaluar operacionin në Gaza, thotë kryeministri Benjamin Netanyahu.

Ai tha se Izraeli ka sulmuar më shumë se 1 000 objektiva që prej të martës dhe ka përdorur dyfishin e forcës së operacionit të ngjashëm të vitit 2012.

105 persona kanë humbur jetën nga sulmet ajrore thonë palestinezët, ndërsa 740 kanë mbetur të plagosur.

Pavarësisht kësaj, ushtarakët e Gazas kanë vazhduar sulmin me raketa ndaj Izraelit duke shkaktuar dëme dhe të plagosur.

Netanyahu tha se ka pasur telefonata “shumë pozitive” konsultative me presidentin amerikan, Barack Obama dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Por, shtoi se, “asnjë presion ndërkombëtar nuk do të na ndalojë nga veprimi me të gjithë fuqinë”.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.