PD publikon dosjen e dënimit të Arben Ndokës: I dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg për prostitucion

Postuar në 12 Korrik, 2014 05:26

Partia Demokratike publikon dokumentet zyrtare të dënimit nga Gjykata e Romës të deputetit Arben Ndoka nën akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese” dhe “heqje të paligjshme të lirisë së personit”.

Në një deklaratë për mediat, Arben Ristani tha se, “dokumentet zyrtare që vërtetojnë se përfaqësuesit e botës së krimit janë sot deputetët e Edi Ramës, që urdhërohen prej tij për të goditur fizikisht opozitën”.

“Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë. Gjykatat shqiptare, ajo e faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim”, tha Ristani.

Më tej ai tha se, Arben Ndoka, është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri. Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar.

“I rikujtojmë shqiptarëve se për ti hapur rrugë futjes së Arben Ndokës në Parlament, Edi Rama spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para Ndokës në listën e kandidatëve”, përfundoi deputeti i PD-së.

S.S

Comments

Submitted by Tani (not verified) on

Që njerëz me preçedentë penal janë të perfshirë direkt apo indirekt me politikën, nuk është gjë e re dhe nuk përbën habi për kërkënd. Meqenëse zhurma në Shqipëri, për këtë rast, është përqëndruar ekskluzivisht në akuza të ndërsjellta politike detajet që kanë me të vertetë rëndësi për çdo shqiptar janë dy:

1. A është e kushtëzuar futja në parlament për njërëz që janë dënuar penalisht nga sistemi i drejtësisë (shqiptar apo i huaj) ? Ç'thotë ligji dhe rregullorja e Kuvendit për këtë?  Nqse ka kufizime për të dënuarit penalisht si ja ka dalë ky tipi t'a kalojë "provimin"?

2. Meqë sistemi zgjedhor aktual dhe deputetët që dalin prej tij janë ekskluzivitet total i dëshirave të kryetarëve të partive, a është shprehur publikisht Rama për të zgjedurin e tij Arben Ndoka dhe të kaluarën e tij? E pranon? E refuzon?

A ka ndonjë gazetar në Shqipëri me dy pare dinjitet, që ka gërrmuar kornizën ligjore për pikën 1 dhe që ka koqe të kërkojë një përgjigje direkte nga Rama apo kryetari i grupit parlamentar të PS-së për pikën 2?

Submitted by AnonTr (not verified) on

O Ristan tani posto edhe dosjen e denimit tend. Posto edhe dosjen e Lul Bashes per rrugen e kombit.Posto dosjen e Gerdecit dhe 21 Janarit.

Submitted by Tani (not verified) on

Ristani dhe morrat sipër apo poshtë atij e morrën dënimin moral me 23 Qershor. Që të marrin edhe dënimin penal duhet reformë në drejtësi dhe reforma nuk kryhet kur një nga ligjvënësit e mazhorancës ka të kaluar kriminale. Harroje Ristanin dhe opozitën copë copë që ka Shqipëria dhe vihu ti në opozitë. Kjo do ishte ndihma më e mirë që do i jepje pushtetit aktual.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.