Rama u përgjigjet vendorëve opozitarë për reformën territoriale: I hapur për bisedime, procesi mbyllet në 31 korrik

Mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama rifillon komunikimi nëpërmjet letrave. Këtë herë është çështja e reformës territorial. Të zgjedhurit vendorë të opozitës kanë njohur kryeministrin nëpërmjet një letre ku shprehin qëndrimet e tyre për reformën.
Edi Rama gjithashtu u është përgjigjur po me letër, ku bashkëlidhur ndodhej shpjegimi i ministrit përgjegjës Bledi Çuci. Asgjë nuk ka ndryshuar pas këtij komunikimi dhe palët ruajnë qëndrimet e njohura, ku qeveria e konsideron propozimin e opozitës për të nisur punën nga decentralizimi dhe pastaj për të mbërritur si një punë e nisur së prapthi.
Në letrën shpjeguese të kryeministrit Rama vihet re vendosmëria e qeverisë për ta mbyllur reformën brenda 31 korrikut. Deri atëherë, siç shkruan kryeministri është si gjithnjë i gatshëm të takohet me opozitën për të gjetur rrugën më të mirë të bashkimit të forcave për miratimin e reformës administrative-territoriale deri në fund të muajit.
Letra është dërguar ditën e martë dhe që atëherë ka dy zhvillime, të enjten në drekë opozita vendosi të braktisë Parlamentin, ndërsa të enjten pasdite Partia e Unitetit Kombëtar, u bë pjesë e komisionit parlamentar për reformën administrative-territoriale. S.S
Add new comment