Veliaj në Tropojë: Pensione më të larta për të gjithë

Postuar në 13 Korrik, 2014 07:26

Ministri Erjon Veliaj zhvilloi një vizitë në Bajram Curri ditën e sotme, gjatë së cilës u diskutua reforma e pensioneve me qytetarët. Sipas ministrit, kjo reformë prek shumë pak ata që janë në prag pensioni, ndërsa për personat që dalin në pension nga janari 2015, parashikohet një pension më i lartë.

“Puna në të zezë nuk duhet të vazhdojë më. Secili duhet të deklarojë rrogën e plotë për të pasur një pension më të lartë” deklaroi Veliaj.  Ministri është takuar edhe me kryebashkiakun e Bajram Currit, Agron Demushi. Pavarësisht bindjeve politike të secilit, sipas Veliajt, brezi i ri duhet të bashkëpunojë dhe të reflektohet në shërbim të qytetarëve.

Për më shumë lexo: http://www.ata.gov.al/veliaj-ne-tropoje-pensione-me-te-larta-per-te-gjithe-142477.html

http://www.oranews.tv/vendi/tropoje-veliaj-puna-ne-te-zeze-nuk-mund-te-vazhdoje-me-tropoja-te-mos-mbetet-nje-xhep-i-vecuar/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.