Humb jetën në krye të detyrës Enkelejda Skënderasi, gazetarja e News24, GSH e BalkanWeb

Postuar në 13 Korrik, 2014 10:17

Gazetarja e televizionit “News 24”, "Gazetës Shqiptare" dhe e portalit informativ "Balkanweb", Enkelejda Skënderasi ka humbur jetën në një aksident rrugor, teksa ndodhej në krye të detyrës gjatë aktivitetit të “100-vjetorit të Panarit” në Korçë. Gazetarja, e cila mbulonte rrethin e Korçës, u aksidentua për vdekje teksa kthehej nga ky aktivitet sëbashku me kolegë të tjerë, të cilët kishin shkuar për të raportuar aktivitetin.

“Balkanweb” shkruan se ngjarja ka ndodhur në orën 12:45 pranë fshatit Panarit teksa Enkelejda po shkonte në një aktivitetet së bashku me kolegë të tjerë për të filmuar aktivitetin e “100 vjetorit të masakrës së Panaritit”. Automjeti tip “Fuoristradë” me targë AA679EIM me të cilin po udhëtonte Enkelejda ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 20 metra lartësi.  Gazetarja Skënderasi 29 vjeçare gjeti vdekjen e menjëhershme.  

Operatori Reshit Dikolli tregon momentin e aksidentit. Ai shprehet se gazetarja Enkelejda Skënderi ishte ulur në vendin e parë të automjetit dhe në momentin e aksidentit e kishte vendosur rripin e sigurimit. “Shoferi kishte ndaluar sepse kishte dalë një makine tjetër përpara. Nuk ka qenë asnjë manovër e gabuar e shoferit. Ishim në malore dhe shoferi ndaloi. Enkelejda ishte ulur në vendin e parë, unë isha ulur mbrapa dhe kishte vendosur rripin e sigurimit por në momentin që makina u nis rrëshkiti nga zhavorri. Ne ramë poshtë dhe Enkelejda doli nga makina dhe u përplas në një shkëmb, ne e gjetëm jashtë të mbuluar në gjak, të pajetë” shprehet Dikolli.

Enkelejda Skënderasi ka lindur në qytetin e Korçës më 1 tetor të vitit 1985. Pas përfundimit të studimeve në degën Filozofi-Sociologji në Universitetin ‘Fan Noli’ të qytetit juglindor Enkelejda do të niste të ushtronte profesionin e gazetares. Fillimisht në media lokale. Në tetor të vitit 2009, Enkelejda do të niste punë si gazetare e Tv News24 ku mbulonte me informacion gjithë Qarkun e Korcës, përfshi Korçën, Pogradecin, Ersekën. 

Për më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/humb-jeten-ne-krye-te-detyres-enkelejda-skenderasi-gazetarja-e-news24-gsh-e-balkanweb-200859.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.