Policia liron sllovenen, dyshohet se u mbajt 8 muaj peng në një kompleks turistik në Kavajë

Një 29-vjeçare sllovene dyshohet të jetë rrëmbyer dhe mbajtur peng për gati 8 muaj në një kompleks turistik në zonën e plazhit të Qerretit në Kavajë. Alarmi është dhënë nga INTERPOL ndërsa policia e Kavajës me t'u vënë në dijeni bëri lokalizimin e apartamentit, ndërhyrjen dhe lirimin e 29-vjeçares sllovene Mojca Vlado Jakop.
Sipas policisë Jakop është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në momentin që është raportuar gjetja e 29-vjeçares në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe zëvendësambasadorja sllovene e akredituar në Tiranë. Policia prej të enjtes ka shpallur në kërkim 46-vjeçarin Peter Petrovic Matliev, gjithashtu shtetas slloven si autor të heqjes së paligjshme të lirisë në dëm të 29-vjeçares.
Për më shumë lexo: http://www.shqiptarja.com/home/1/policia-e-kavaj-s-liron-sllovenen--dyshohet-se-u-mbajt-8-muaj-peng-226543.html#sthash.9jRqJYu6.dpuf
n.k
Add new comment