Reforma territoriale, opozita nuk merr pjesë. Vendimi: “Strategji e re në shtator”

Postuar në 14 Korrik, 2014 03:51

Nuk ka konsensus për reformën territoriale. Partia Demokratike ka vendosur të rikthehet me një strategji të re në shtator, e ndërkohë do të bojkotojë punën e parlamentit, duke mos marrë pjesë në sesione, si dhe duke intensifikuar protestat. Vendimi i selisë blu lë të kuptohet se opozita nuk do jetë pjesë e debatit për një ndër reformat më të rëndësishme në vend, e cila është kundërshtuar fort prej saj. Axhenda e ngjeshur parlamentare e këtyre dy javëve me projektligje të rëndësishme, do të vijojë pa vërejtjet dhe votat e opozitës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk dha asnjë afat për bojkotin, duke ia lënë në dorë një vendimi të dytë të grupit parlamentar. Megjithatë, dje është vendosur se PD do të qëndrojë jashtë debatit parlamentar, duke bojkotuar punimet e komisioneve, por edhe seancat plenare deri në muajin shtator, për t’u rikthyer sesionin e ri. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.