Kryetari i Rrashbullit miratoi 4 leje ndërtimi të pezulluara nga KRRTRSH, e dinte që po shkelte ligjin

Hetimet për lejet e ndërtimit, të dhëna nga Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe të miratuara nga kryetari i komunës Hysen Gashi tashmë arrestuar, tregojnë se zyrtarët kanë qenë në dijeni se po shkelnin ligjin, thote Mapo. Sipas prokurorisë, historia e disa prej këtyre lejeve nisin qysh në vitin 2004, kur komuna Rrushbull ka miratuar leje, të cilat janë shfuqizuar më pas nga KRRTRSH-ja. Janë të paktën 4 leje ndërtimi, të dhëna në këtë periudhë të cilët rezultojnë të kenë qenë në kundërshtim me ligjin, pasi në këtë zonë u ndaluan ndërtimet me vendim të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Por pavarësisht këtij fakti, zyrtarët e komunës Rrashbull i kanë përsëritur këto leje ndërtimi në të njëjtin vend përgjatë vitit 2011, duke shkelur kështu vendimin e KRRTRSH-së, e cila kishte urdhëruar që në këtë zonë të mos kryhej asnjë ndërtim, pasi zona do t’i nënshtrohej studimit urbanistik. Shkelja e përsëritur e ligjit nga ish-zyrtarët e komunës Rrushbull është konfirmuar për Prokurorinë e Durrësit edhe nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila ka vënë në dispozicion të hetimit të gjithë praktikën e ndjekur nga komuna për lejet e ndërtimit të dhëna qysh në vitin 2004. Sipas përgjigjes zyrtare të këtij institucioni dhënë prokurorisë rezulton se në vitin 2005, KRRTRSH kishte shfuqizuar 4 leje ndërtimi të dhëna vetëm një vit më parë nga komuna Rrashbull.
a.k
Add new comment