Montonin dhe shisnin mina me celular, arrestohen tre ushtarë profesionistë

Pas një hetimi të gjatë, një operacion i policisë së Durrësit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka përfunduar me arrestimim e tre personave si dhe sekuestrimin e shtatë minave me celular. Pas aksionit të koduar “Profesionisti” janë sekuestruar 7 mina të telekomanduara me anë të telefonave celularë, me përbërësit përkatës: eksplozive të llojit C4; telefona celularë të lidhur me eksplozivët me material sinjalpërcjellës dhe shtatë mekanizma shpërthyes. Në pranga të policisë kanë rënë: Kleo Gjinkola 22 vjeç, Alban Dodaj 22 vjeç dhe Fran Kola 25 vjeç, të tre me detyrë ushtar profesionist me pagesë pranë repartit ushtarak 1010, Vau i Dejës në Shkodër. Pas tre muaj hetimesh, u arrit të zbulohej mekanizmi i trafikut, që nga sigurimi i lëndës plasëse C4 në Mal të Zi, e deri tek montimi i tyre me aparatet telefonike dhe më tej tregëtimin e tyre si brenda vendit edhe drejt shtetit grek. Minat shiteshin me çmime 1800-2500 euro.
a.k
Add new comment