Kreu i këshillit të Komunës Dajt, atentati me eksploziv ndaj S.Allushit; hetohen pistat personale por edhe detyra

Postuar në 15 Korrik, 2014 05:09

Atentati i djeshëm me eksploziv në makinë ndaj Sulejman Allushit, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka hapur disa pista për policinë. Kjo e fundit ka shoqëruar 25 persona, dhe është duke hetuar edhe pistën për shkak të detyrës pasi Allushi është edhe kryetari i këshillit të komunës së Dajtit. Allushi ishte dënuar edhe për tentativë vrasje. Po hetohen edhe konfliktet personale dhe ndonjë hakmarrje për shkak të ngjarjeve me armë të 4 viteve të fundit ku dyshohet të jenë përfshirë Allushi apo familjarë të tij. Në ngjarjen e ndodhur rreth orës 19:20 të mbrëmjes së të hënës, u plagosën edhe dy kalimtarët e rastit, Andi Koçi dhe Joli Capo, pas ndihmës së partë mjekësore në repartin e djegie plastikës janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq janë përjashtuar nga grupi i hetimet konfliktet e mundshme për shkak të detyrës, të vëllait të tij, drejtorit të paraburgimit numër 313 në Tiranë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.