Presidencë-qeveri në luftë të hapur. Kreu i Shtetit: “Vizioni i kryeministrit, i frikshëm”

Ka reaguar pak më parë presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili e shikon procesin politik të iniciuar nga mazhoranca në lidhje me sistemin e drejtësisë, si një kurs që cenon Kushtetutën. Nisur nga rëndësia e qëndrimit të institucionit po e përcjellim të plotë reagimin, edhe pse ai i drejtohet kryeministrit në formën edhe të një akuze që përbën thelbin e debatit ndërpartiak të sotshëm:
“Nisur nga një adresim i pa vend dhe i pa argumentuar i Kryeministrit të vendit ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës, në datën 14 korrik 2014, dëshiroj të përcjell tek qytetarët shqiptarë, mospajtimin tim me këtë standard të kulturës politike dhe komunikimit ndërinstitucional. Aspirata për lumturi është një e drejtë legjitime e çdo qytetari të Republikës tonë e po kaq është e tillë edhe për Kryeministrin e vendit dhe anëtarët e qeverisë së tij. Por nëqoftëse këtë dëshirë të hershme e universale të humanizmit Kryeministri e sheh të projektuar në horizont duke cënuar Kushtetutën e vendit, institucionet e pavarura si dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Presidentit të Republikës, atëherë kjo është një dëshirë totalitare dhe absolutiste. Shqipëria është ndarë njëherë e përgjithmonë nga mendësi të tilla. Sistemi politik i themeluar mbi demokracinë dhe shtetin ligjor me Kushtetutën si garant e udhërrëfyes, shoqëria shqiptare e cila tashmë ka kaluar sprova të mëdha në kërkim të lirisë dhe konsolidimit të saj, procesi integrues dhe vetëdija evropiane e popullit tonë nuk e lejojnë një gjë të tillë. Unë e kam pranuar dhe e ushtroj detyrën e Presidentit të Republikes si përgjegjësi sublime ndaj vendit dhe popullit tim duke patur referencë të patjetërsueshme ligjet e këtij vendi dhe qëllim progresin e gjithanshëm të tij dhe sigurisht jo trishtimin, melankolinë apo lumturinë e politikanëve të veçantë. Punoj çdo ditë me këtë bindje, indiferent ndaj presioneve, por i keqardhur për burimin e tyre.
Siç jeni të informuar nga mediat çdo ditë, Kryeministri dhe qeveria e kryesuar prej tij përgatisin projektligje dhe votojnë ligje që cënojnë kompetencat e Presidentit të Republikës në kërkim të një pushteti të pakufizuar. Institucionet dhe marrëdhënia e detyrueshme ndërmjet tyre në një sistem demokratik funksionojnë në bazë të ligjit dhe Kushtetutës e jo të etikave dhe emocioneve personale. Natyrisht edukata dhe komunikimi qytetar janë të vetëkuptueshme. Kur Kushtetuta dhe Ligji preken në shërbim të pushtetit në raport me shtetin atëherë nuk ka vend për t’u mburrur në emër të kortezisë që tingëllon hipokrizi. Presidenti i Republikës nuk kërkon dhe as pranon fasadën e etikës, por kërkon dhe nxit etikën e ligjit dhe respektin institucional. Këtë qëndrim nuk e mban për egon e tij personale, por për liritë dhe të drejtat e njeriut , standartet demokratike që rrezikohen kur tendenca për të goditur institucionet e pavarura po shquhet gjithnjë e më shumë. Shqiptarët kanë nevojë për të vërtetën dhe jo iluzionin e saj që është manipulimi. Qeveria mesa duket dëshiron një President, një prokuror, një sistem drejtësie dhe KLD jo të reformuar, por të komanduar nga Kryeministri. Ëndërr e keqe kjo! Vizion i frikshëm. A jemi të gatshëm si shoqëri që ta bëjmë të lumtur Kryeministrin duke i dhënë pushtet të pakufizuar!? Unë mendoj se jo, ndonëse njerëzisht i uroj çdo të mirë dhe lumturi të plotë. E siguroj atë dhe këdo tjetër se do të vazhdojë të mbetet i palumtur në ambicien politike për të grumbulluar rreth vetes pushtet të pakufizuar në kurriz të demokracisë shqiptare. Do të mbetem në çdo moment të punës time besnik i Kushtetutës dhe interesave të bashkatdhetarëve të mi e nëse ky qëndrim i imi bën të palumtur ndokënd që dokumentin themelor të shtetit e sheh si pengesë për të patur pushtet absolutist, atëherë jam i lumtur, sepse i kam shërbyer mirë vendit tim”.
s.z
Comments
ahhahaha,kur ben dhe ironi ky

ahhahaha,kur ben dhe ironi ky patllakja...Ne nje kohe qe sondazhet tregojne qe 90% e shqiptareve mendojne qe drejtesia ne vend eshte e korruptuar,kur kushti kryesor i BE eshte refroma ne drejtesi,kur e gjithe bota po kerkon reforme,del ky HAJVANI dhe per te na mbushur mendjen per te kunderten,ska faj i shkreti,akoma se ka marre vesh qe eshte president jo kapterr!

Nuk mund te kerkoje qe te

Nuk mund te kerkoje qe te vendose drejtesi nje si Edi Rama.

Rasti i deputetit Ndoka denuar per prostitucion flet qarte se kjo qeverisje e kjo mazhorance duhet te pastrohet nje here mire per vete e pastaj te mund te flase per te tjere.

Rasti i deputetit Imami ish minister i mbrojtjes i akuzuar per korrupsin nga Edi Rama flet qarte se akuzat e ketij jane vetem politike e nuk jane te mbeshtetura ne prove e moral.

Rassti i sulmeve ndaj kreut te SHIK zotit Visho Ajazi flasin qarte se Edi Rama kerkon qe te vej nen kontrollin e vet te gjitha institucionet qe ta kete te lehte te bej me Shqiperine ate qe ka bere me familjen e tij,ta shkaterroje por Edi Rama harron se shqiptaret nuk do mund te shtypen nga ato 1 melleon kokpalare ebythmuter,shqiptaret jane me shume se aleanca e qelbesirave e do i dalin zot vetes e Shqiperise.

Edi Rama do perfundoje shume me keq se mendohet se kjo lloj qeverisje qe ka bere e do te beje do jene litari ku do var veten.

O Buci. Rama te pakten e ka

O Buci. Rama te pakten e ka vizion te tijin.Ti e ke vizion te Berishes. Mire qe gjymtyret e trupit te kane lene dhe nuk jane me te tuat por edhe trurin e ke nxjerre jashte perdorimit. Je kthyer ne dordolec te Berishes.

Add new comment