Lamtumirë Kallashnikovit edhe në ushtri. Ministrja Kodheli shprehet se FA-të do të pajisen me karabinën M4

Pas forcave të Policisë së Shtetit, edhe ushtria do t’i nënshtrohet zëvendësimit të armatimit të saj. Kjo është bërë e ditur sot nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cila teksa ka bërë analizën e 300 ditëve, ka folur edhe për çështjen e armatimit. “Forcat e Armatosura do të pajisen me karabina M4 që do të përdorin municion të kalibrit 5.56 të standardeve të NATO-s”, ka thënë ajo. Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, solli në komisionin e Sigurisë ligjin për armët, që parashikonte ndër të tjera edhe zëvendësimin e Kallashnikovit me armë të një kalibri më të vogël.
http://www.ata.gov.al/kodheli-fa-do-te-pajisen-me-arme-te-standardit-te-...
s.z
Comments
Po "korrupsionin" e Arben

Po "korrupsionin" e Arben Imamit kush do e paguaje?

Normale, dicka perendimore do

Normale, dicka perendimore do duhej ta benin edhe socialistet!

Kembyen, pak me pare, nje helikiopter frances me nje helikopter freng!

Tani larguan Kallashnikovin, sado qe e dine se Perendimoret e dine se...me largimin e tij nuk se largohet komunizmi

si mentalitet bolshevik i shtreses politike shqiptare!

Po te ishte ndryshe, ohu, Berisha do i kishte hequr qysh kur u be kryeminister pas 1997-es!!!

Kur te dali Mimi ne Opozite (se nje dite ka per te ardhur kjo, edhe sikur e tere shqiperia te rilind), dhe ben Imami

ose ndonje Ben tjeter blu te behet minister, do ta pyes: Mire bere qe u bere krenare per largimin e Kallashnikoveve,

por na thuaj tani: kush i pagoi leket per riliindjen e armatimit? Sa ishte pjesa jote?!

Por, merret vesh qe as Mimin s'ka per ta gjetur gje: pas Greqise, do hyjne ne NATO edhe Maqedonia me emer te ri,

edhe Serbia dhe atehere do behet realitet urtima e Edi Rames: ne Ballkan nuk ka me armiq!

Add new comment