Biznesi i lojërave të fatit, kompania italiane “Gtech” drejt kontrollit të tregut në SHBA

“Repubblica” njofton për një operacion të madh në fushën e lojërave të fatit. Kompania italiane Gtech, ish-Lottomatica, do të zhvndoset drejt SHBA-ve, por do të mbajë selinë qendrore financiare në Londër. Në Romë do të mbeten seli operative, çka dëshmon për një zhvendosje kapitalesh nga Italia. Si arsye për këtë lëvizje jepet mjedisi fiskal më i mirë në SHBA si dhe përfitimi në investime në dollarë, nisur nga vlera e ulët e tij krahasuar me euron. Gtech pritet të përfundojë edhe blerjen e International Game Technology (Igt), kompanisë lider në sektorin e kazinove. Operacioni do të kushtojë 4.7 miliardë euro. SHBA vlerësohen si një vend që kanë potencial rritjeje, “në ndryshim nga Italia”, siç thekson “Repubblica”.
s.z
Add new comment