Gruevski rihap procesin e regjistrimit të popullsisë. Nisma vjen pas dështimit të vitit 2011

Nikolla Gruevski, i konfirmuar sërish kryeministër në Maqedoni, duket se ka ndërmend që të realizojë edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. I përfolur shumë në pikëpamje politike, procesi u ndërpre në vitin 2011, për shkak të deivergjencave mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së së Ali Ahmetit, divergjenca të cilat kishin të bënin me përfshirjen ose jo në statistikat e reja edhe të qytetarëve që kishin më shumë se një vit jashtë shtetit. Por së fundmi Gruevski ka rihapur procesin, duke i propozuar BDI-së dy mënyra: numërimin administrativ dhe kontrollin në terren. Nuk ka një përgjigje zyrtare për këtë propozim, por duhet thënë se procesi ka shumë rëndësi, sidomos për zbardhjen e numrit të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo pasi pretendimet mes sllavëve dhe shqiptarëve për numrin lëviz shumë dhe me siguri, një rritje e peshës së shqiptarëve do të prodhonte zhvillime politike.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=14717953366
s. z
Add new comment