Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë flet për kërcënime. Arsyeja: “Jemi deklaruar në mbrojtje të laicizmit dhe dhënien fund të ndikimit nga Vatikani”

Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë ka lëshuar sot një deklaratë në të cilën përcjell shqetësimin se anëtarë të tij po kërcënohen. Sipas këtij forumi, kërcënuesit vetëidentifikohen si pjesëtarë të AKI, por forumi aludon në këtë rast AKI është afër me SHIK-un e Kosovës dhe me shërbime të huaja që operojnë në Kosovë. Me interes janë arsyet që FRM-ja mendon se kërcënohet. “FRM po kërcënohet pse ne jemi deklaruar në mbrojtje të laicizmit në Kosovë dhe dhënien fund të ndikimit në vend nga Vatikani”, thuhet në deklaratën e forumit.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1471713164345
s.z
Comments
1000 herë më mirë nën petkun
<p>1000 herë më mirë nën petkun e vatikanit se të flamijëve të jeshil</p><p> </p>
Add new comment