Rrëzohet në hapësirën e Ukrainës një avion i “Malaysia Airlines”. Humbasin jetën 295 vetë. Dyshime se është qëlluar me raketë

Një tjetër avion i “Malaysia Airlines” është rrëzuar në lindje të Ukrainës. Në bordin e avionit që udhëtonte nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit ndodheshin 295 persona. Mediat ndërkombëtare raportojnë se avioni ëhstë gjetur duke u djegur në lindje të Ukrainës, lajm ky i raportuar sipas burimeve nga aviacioni rus në Msokë. Ndërkohë “Reuters” citon agjencinë ukrainase “Interfax” sipas të cilës avioni është rrëzuar nga rebelët prorusë në Donetsk. Me këtë rast Ministria e Brendshme ukrainase ka urdhëruar hetimin e ngjarjes, për të cilën ka shumë paqartësi. Në një prononcim paraprak nga zyrtari Anton Gerashchenko thuhet se “një avion civil që fluturonte nga Amsaterdami drejt Kuala Lumpurit u qëllua nga një sistem antiajror Buk...280 pasagjerët dhe 15 vetë të ekuipazhit vdiqën”.
http://www.reuters.com/article/2014/07/17/us-ukraine-crash-airplane-idUS...
s.z
Add new comment