Naço dhe Cefa në “Top-Story”. Mazhoranca me objektiv "maksimalist" për reformën në drejtësi. Cefa sqaron edhe votën e fundit në KLD

Postuar në 17 Korrik, 2014 17:37

“Top Story” ka patur sot të ftuar ministrin e Drejtësisë Nasip Naço dhe nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa. Tema e diskutimit ishte natyrisht reforma në drejtësi dhe situata e krijuar në KLD, sidomos me rrëzimin e kërkesës së ministrit për shkarkimin e disa gjyqtarëve. Diskutimi vetëm sa ka rikonfirmuar qëndrimet e deritanishme. Naço ka theksuar se nuk është qëllimi për të kapur drejtësinë, por për ta reformuar atë dhe sipas tij, vota e 23 qershorit e përligj këtë. Ndryshime do të ketë edhe Gjykata e Lartë, pasi “janë 10 mijë dosje që presin aty” dhe se ajo “do të marrë vendime unifikuese". Po kështu do të ndryshojë edhe Kodi i Procedurës Penale dhe Civile , do të reformohen inspektoriatet, KLD-ja dhe shkolla e Magjistraturës. Lidhur me votimin në KLD, nënkryetari i saj Cefa u shpreh se “është kërkuar nga Ministri i Drejtëssisë pas informacioneve të marrë nga ILDKP-ja shkarkimi i gjyqtarit Gjin Gjoni. Është kërkuar përvec këtij rasti për të njëjtat kushte shkarkimi edhe i dy gjyqtarëve të tjerë. Nuk shpjegoj dot votën e anëtarëve të tjerë, por vota ime ka qenë kundër dhe argumentimi im ka qenë i njëjtë për të tre kundër sepse përsa kohë në tavolinën time nuk kisha prova që të vërtetonin akuzat ndaj tyre, por vetëm një shkresë”. Kështu ai ka sqaruar se nuk ishte KLD-ja ajo që bllokoi propozimin qëllimisht, porse kërkesa e parregullt e ministrit.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=281449

s.z 

Comments

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

<p>Z.Naco e mbarove reformen e minierave te kromit dhe ferro-nikelit? Paske mare persiper reformen ne drejtesi tani? Mire duken punet.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.