Berluskoni del i pafajshëm për çështjen "Ruby”

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni ka fituar apelin lidhur me dënimin e dhënë për pagesë për seks të një prostitute nën moshë.
Dënimi me 7 vjet burg është rrëzuar nga gjykata në Milano, për çështjen e ashtuquajtur “Ruby”.
Vitin e kaluar, gjykata tha se Berluskoni kishte paguar për seks një 17-vjeçare që punonte si kërcimtare në një pub.
Prokurorët mund të apelojnë vendimin e sotëm duke e çuar çështjen në gjykatën më të lartë në Itali, në Gjykatën e Kasacionit.
77-vjeçari i zgjedhur tre herë kryeministër mbetet një figurë me ndikim në skenën politike italiane pavarësisht dënimit për evazion fiskal, dënim të cilin po e kryen duke shërbyer në një azil.
S.S
Add new comment