Të ardhurat e Google për 3 muaj shkojnë në 16 miliardë dollarë

Motori më i madh i kërkimit në internet, Google ka raportuar rritje të të ardhurash për tre mujorin e dytë të këtij viti me 22%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kompania thotë se kërkesat e mëdha për reklama kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave.
Në shifra konkrete të ardhurat e Google për muajt prill, maj dhe qershor kanë qenë 16 miliardë dollarë duke kaluar dhe pritshmëritë.
Faqet e Google kanë gjeneruar 10.94 miliardë dollarë, kurse faqet partnere i kanë sjellë 3.42 miliardë dollarë. Google ka bërë të ditur se bashkë me rritjen e të ardhurave ka rritur dhe numrin e punjësve në 52,069 nga 49,829 që ishte në mars.
Google po ashtu ka njoftuar se shefi i biznesit, Nikeshj Arora, do të largohet nga kompania. Arora, i cili ka punuar për Google dhjetë vjet, do të zëvendësohet përkohësisht nga Omid Kordestani, i cili ka qenë themelues i biznesit të Google.
S.S

Add new comment