Shehi: PD duhet të nxjerrë një variant të vetin për ndarjen territoriale, do të preferoja një formulë ku njësitë rurale të kenë administratën e tyre

Postuar në 19 Korrik, 2014 05:05

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, thotë se PD duhet të ketë një variant të sajin sa i takon ndarjes së re territoriale dhe administrative. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Shehi gjithashtu shpreh mendimin e tij se si duhej të ishte harta e re.

“Unë jam që Partia Demokratike të nxjerrë një variant të vetin. Nuk ka pse të heqë dorë nga ideja që decentralizimi, funksionet, autonomia financiare të shkojnë paralel me hartën dhe jo harta të dalë përpara, por kjo nuk e pengon aspak që të përgatisë një hartë të vetën. Ideja që ne nuk bëjmë hartë më duket e kotë, më duket boshe. E gjithë opozita ka mundësitë, ka cilësinë, ka kapacitetet për të prodhuar një hartë më të mirë se kjo e qeverisë…”, shprehet Shehi.

Lidhur me variantin e propozuar nga mazhoranca, Shehi shpreh rezerva dhe thotë se do të preferonte një formulë që bënte një ndarje rurale dhe urbane.

“Ndarja e re nuk ka pasur ndonjë publicitet të madh këto ditë, por me sa pashë, është ndjekur parimi që çdo njësi administrative të ketë një pjesë urbane. Unë kam pasur ide krejt tjetër. Nuk është se më shqetëson shumë numri. Nuk jam dakord me mënyrën e organizimit të njësive territoriale. Do të preferoja një formulë tjetër ku njësitë rurale të kenë administratën e tyre. Shqipëria është akoma 50% rurale dhe ka një specifikë në këtë mes”, thotë kreu i LZHK-së.

http://www.panorama.com.al/2014/07/19/shehi-pd-te-dale-me-ha...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.