Gjykata e Tetovës dënon me burg protestuesit shqiptarë që dolën në shesh kundër diskriminimit

Dënohen 10 protestuesit shqiptarë nga Gjykata e Tetovës. Aktivistët e arrestuar në protestën e fundit në Tetovë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë përdorur dhunë kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni.
Gjykata e Tetovës me një vendim të saj thotë se 8 protestues janë dënuar me 2 vite e gjysmë burg me kusht, ndërsa për dy të tjerë që ishin liruar nga paraburgimi, do të ketë procedurë të rregullt gjyqësore. Gjatë kohës së dhënies së vendimit, para gjykatës ishin tubuar dhjetëra tetovarë, kryesisht familjarë të protestuesve. S.S
Add new comment