Sherr me shkopinj në Velipojë (VIDEO)

Ngacmimi i një femre është bërë burim konflikti mes dy familjeve që ndodhen këto ditë me pushime në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Gjithçka ka nisur kur një i ri i ka hedhur disa fjalë vajzës së re që kishte aty pranë me kabinë. Me të mësuar familja e saj se ai po e ngacmonte, ato kanë shkuar për t’i kërkuar llogari të riut, por në debat e sipër, ka nisur edhe përplasja fizike mes tyre.
Ngatërresa ka degjeneruar deri në përdorimin e shkopinjve. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga ky konflikt mes 2 familjeve në fjalë, ndërsa pushimet për ta duket se do të vazhdojnë duke ruajtur njëra – tjetrën në distancë
http://www.oranews.tv/vendi/femra-molla-e-sherrit-shikoni-si...
Comments
Jo, do të jetë montazh. Si
<p>Jo, do të jetë montazh. Si shkohet në plazh pa një kallash?!</p><p>Tradita shqiptare është koritë.</p><p>Interesante është zëri i vajzës që po filmon me celular, "pushoni se latë nam", e vazhdonte të filmonte. Ka shumë filmime të tilla në botë, që falë teknologjisë që një smartphone është në dorë të popullsisë së gjërë, shpesh bëhen prova të një krimi apo aksidenti. Por, zakonisht, në filmime të tilla, kur janë dy shokë apo shoqe, njëri filmon, e tjetri thërret policinë. E kur është vetëm një person, përpara thërret policinë e pastaj filmon. E nuk thërret "Pushoni se latë nam", por, nqs thërret thotë "Kam lajmëruar policinë, e jam duke ju filmuar". Ju siguroj se në çast ngrindja do ishte ndaluar, e shqiptarët trima do ia kishin mbathur me të katrat.</p>
Add new comment