Ish-të përndjekurit, në shtator nis skema e re e dëmshpërblimit

Postuar në 20 Korrik, 2014 00:59

Trashëgimtarët e të përndjekurve politikë, të cilët kanë plotësuar dokumentacionin për të përfituar dëmshpërblimin do të marrin paratë, pavarësisht se pjesa tjetër e tyre nuk i ka kompletuar. Ky është një nga ndryshimet që është parashikuar të pësojë ligji "Për dëmshpërblimin e të dënuarve politikë", i cili pritet të lehtësojë procesin për trashëgimtarët "aktivë". Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, i cili në një intervistë dhënë për "Gazeta Shqiptare" shpjegon në detaje ndryshimet e plota që pritet të pësojë ligji rreth procesit të dëmshpërblimit të të dënuarve politikë. 

Një nga risitë më kryesore që sjell projektligji, sipas Kolës, është ndarja në disa kategori e personave që dëmshpërblehen. “Kjo do të thotë që fondi vjetor i dëmshpërblimit do të ndahet në 70% për të dënuarit që janë gjallë dhe 30% për kategorinë e trashëgimtarëve të ligjshëm. I vetmi përjashtim te trashëgimtarët ligjorë është ajo klasë e cila trashëgimtarët ligjorë i ka në moshë të mitur. Kategoria parësore ka disa nëndarje, ku prioritet marrin gratë pavarësisht moshës, burrat mbi 75 vjeç dhe më pas vijnë të dënuarit nën 75 vjeç, por që vuajnë nga sëmundje të rënda, të cilat klasifikohen si të tilla sipas akteve nënligjore. Më pas vijnë trashëgimtarët ligjorë në moshë të mitur dhe më pas personat nën 75 vjeç. Megjithatë, ky lloj kategorizimi nuk do të thotë që do të ketë një ndarje të madhe kohore të marrjes së këstit nga gratë mbi 75 vjeç, nga burrat mbi 75 vjeç e kështu me radhë. E përkthyer në terma konkretë kjo do të thotë se në një periudhë 1-2 mujore secili prej kategorive parësore do të marrë dëmshpërblimin përkatës. Më pas, 30% e fondit total do t'u disbursohet trashëgimtarëve” thotë Kola.

Për më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ish-te-perndjekurit-kola-ne-shtator-nis-skema-e-re-e-demshperblimit-201974.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.