200 kandidatë për PD-në e Tiranës?

Gara për kryesimin e degës dhe nëndegëve të Partisë Demokratike të Tiranës parashikohet të jetë një garë me një numër të lartë kandidatësh. Të paktën kjo është ajo çfarë shkruan gazeta “Sot”, sipas së cilës, numri i kandidatëve pritet të jetë rreth 200.
“Të gjithë koordinatorët e rretheve pas përfundimit të zgjedhjeve atje, kanë zbarkuar në Tiranë, të cilët, së bashku me koordinatorët për Tiranën, po përgatiten përzgjedhjet që brenda muajit gusht duhet të kenë përfunduar” shkruan gazeta. Ndër të tjera, në artikull përmenden 3 kandidatura potenciale për kreun e PD-së së Tiranës, që sipas gazetës, janë Eduard Selami, Kreshnik Çollaku e Grida Duma.
n.k
Add new comment