Topi flet për të shkuarën si President dhe kritikon Fatos Lubonjën: Për debatin e Kushtetutës, nuk doli njëherë të thoshte se nuk ishte çështje individi

Postuar në 20 Korrik, 2014 07:38

 Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dhënë një intervistë për gazetën “Dita” ku ka komentuar zhvillimet politike dhe personale.  Në bashkëbisedim me gazetaren Mira Kazhani, ish-kreu i shtetit, ndër të tjera, i është rikthyer së shkuarës së tij duke kujtuar momentet e përballjes së fortë që ka pasur me mazhorancën e kohës ndërsa ishte President. Topi është ndalur tek debati për ndryshimet kushtetuese ku kreut të shtetit iu kufizuan kompetencat.

Ndërsa gazetarja i përmend “këshillën për dorëheqje” që iu dha në atë kohë nga disa analistë, ish-kreu i shtetit shfaq kritika të forta ndaj tyre dhe veçon analistin Fatos Lubonja. Sipas Topit, edhe pse e vlerëson shumë, “Lubonja në momente të caktuara ka qënë sa në një krah në krahun tjetër”. 

“Çfarë t’i them Fatosit që këtu historia ndryshon aq në mënyrë dinamike. Kur unë kam thirrur me të madhe për ndryshimet e Kushtetutës, nuk e kam parë minimalisht Fatosin një herë që të dal e të thotë kjo nuk është çështje e një individi, kjo është çështje e interesit të shtetit. Dhe më thoni kjo që ka ardhur sot , ky parlament, ky sistem zgjedhor, ato akuza në parlament, ajo përberje e parlamentit , është prodhim i politikës. Betejën presidenti e bëri me politikën që ndryshoi kushtetutën brenda natës.  Unë vërtet kam patur nevojë edhe për fjalën e Fatosit, edhe të intelektualëve të tjerë. Unë e vlerësoj shumë Fatos Lubonjën është një intelektual i cili nuk ka nevojë të komentohet por në momente të caktuara shërben në studio që i kanë shërbyer pushteteve politike. Natyrisht ai bën punën e tij, por tek e fundit japin të njëjtin produkt” shprehet Topi.

Intervista e plotë: http://gazetadita.al/bamir-topi-nga-pengjet-e-presidences-te-dasma-e-vajzes/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.