E drejta e autorit – Jorgo Papingji thotë se nuk ka marrë asnjë të ardhur për tekstet e këngëve të tij. Dhe janë 4 mijë

“KultPlus” shkruan sot për një çështje të rëndësishme, por të neglizhuar gjatë në Shqipëri. Bëhet fjalë për të drejtën e autorit dhe me këtë rast ka sjellë një reagim të Jorgo Papingjit, i cili është shumë i njohur si autor tekstesh të këngëve. Papingji ngre çështjen e të drejtës së tij si autor i teksti i 4 mijë këngëve. “Unë u bë disa vite që nuk shikoj asnjë të drejtë autori. Nuk e di se si e quajnë që funksionon. Nuk kam asnjë informacion as se çfarë bëhet me “Albautor”, as nuk e di se si funksion sot. Unë di që si autor i më shumë se 4 mijë teksteve të këngëve nuk kam marrë asnjë lek nga tekstet e mia. Askush nuk të thotë se çfarë do të bëhet”, ka thënë Papingji, që ka shtuar se edhe pse është pjesë e kryesisë së agjencisë “Albaautor”, nuk është thirrur në asnjë mbledhje. Këtu duhet kujtuar se në vitin 2010 “Albautor” kaloi disa probleme që lidheshin me drejtuesin e tij. (http://arkivamediatike.com/lajme/artikull/iden/416359/titulli/Artistet-ne-Gjykate-milionat-e-botes-se-artit-perfshijne-VIP-at-ne-gjyq)
Kjo e të drejtës së autorit ka dalë njëherë në skenë sidomos për filmin shqiptar, apo për arkivën e Televizionit Publik, që u morën nga ente private falas dhe tregtohen sot si shërbim mbështetës prej tyre.
http://kultplus.com/?id=6&l=3970
s.z
Comments
O Jorgo, a derenardhe... Ti

O Jorgo, a derenardhe...

Ti paske me shume kenge sec ismail Kadare paska romane

pa numeruar ato, me dashuri mimozash, te viteve '50...

Edhe Ismailit, Shqiperia do duhej t'i kthente ca para, per pune te pa paguar nen komuziem,

por Ismaili e kuptoi gjendjen e varfer te shtetit te tij, dhe ia fali taksapaguesve shqiptare keto para...

Nuk e ndjek dot shembullin e tij edhe ti?!

Mendoje nje here dhe kendo prape...

Po te mendonte ngushte, Ismaili do duhej tu kerkonte demshperblim edhe popujve dhe shteteve

ne gjuhet e te cilave jane botuar kenget e tij, por ai i fali edhe ata, se tere bota eshte ne krize tani...

Falua edhe ti shqiptareve, Jorgo...

Mos beni krahasime pa lidhje.

Mos beni krahasime pa lidhje. Artistet ne kohe te monizmit paguheshin nga shteti, ndersa ne kapitalizen paguhen nga e drejta e autorit (se paku kesisoj duhet te ishte edhe ne Shqiperi). Po nuk paten te drejtat e autorit artistet ngordhin per buke.

Sa per Kadarene, mire qe i eci nderkombetarisht sepse perndryshe do ta shihje gazetave e televizioneve duke britur me te madhe per kete pune, dhe me te drejte.

Add new comment