Greqia interesohet për reformën territoriale. “TCH” njofton se "është folur për Himarën". Ndërkohë nesër Dule do të takohet me ministrin e Jashtëm grek

Postuar në 23 Korrik, 2014 11:45

Athina zyrtare është interesuar përmes ministrit të Jashtëm Evangelos Venizellos  për reformën territoriale në Shqipëri, posaçërisht për ato zona që “kanë rëndësi të veçantë për minoritetin grek”. Njoftimi i Ministrisë së Jashtme greke nuk përmend Himarën, por Top-Channel, citon burime nga Ministria jonë e Jashtme sipas të cilave kjo çështje është prekur në bisedën telefonike. “Për një nga çështjet që me sa duket ka qenë shqetësimi i Athinës, atë të Himarës, mësohet se Ministri Bushati i është përgjigjur Venizellos se Himara është një nga njësitë funksionale të vendit dhe do të trajtohet njësoj si gjithë njësitë e tjera të vendit.”, citon “TCH” burimet e veta. Ndërkohë, Ministria e Jashtme greke njofton se nesër në Athinë, Venizellos do të takohet me Vangjel Dulen, nënkryetar i  Parlamentit dhe kryetar i PBDNJ-së, i cili ka shprehur qëndrimin e vet kundër hartës administrative në disa zona të Jugut.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=281718&ref=fp

http://www.mfa.gr/en/current-affairs/news-announcements/deputy-prime-min...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.