Raporti i prokurorit special Williamson, disa media serbe përflasin një akuzë të re ndaj Ramush Haradianajt. Por zëdhënësi Sousa i quan spekullime

“Express” përcjell sot disa lajme nga mediat serbe që komentojnë raportin e prokurorit special Clint Williamosn. Përveç faktit që në raport, sipas mediave serbe, nuk ka fakte për trafik organesh nga ish-luftëtarë të UÇK-së, pra kjo akuzë bie, gjithësesi përfliten disa arrestime. Dhe siç njofton “Express” një nga emrat që përfliten është edhe kandidati aktual për kryeministër Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së në zonën e Rrafshit të Dukagjinit. Lajmet për këto çështje i kanë përcjellë gazetat “Kurir” dhe “Danas” dhe kështu hapin një spekullim mediatik që tenton të zërë vend në një kohë kur politika kosovare po kërkon një rrugëzgjidhje për krijimin e qeverisë. Ndërkohë janë vetë mediat serbe, “Danas” që ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorit, Joao Sousa, i cili nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment para publikimit të raportit. Madje ai i ka quajtur të gjitha ato që shkruhen si spekullime. Haradinaj është gjykuar njëherë në Hagë për akuza të ngjashme, por ai fitoi pafajësinë.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/mediat-serbe-aktakuze-e-mundshme-kund...
s.z
Add new comment